Erozion i jashtëzakonshëm i privatësisë/ Qeveria kineze vendos kamera brenda shtëpive të qytetarëve

Pasi irlandezi Ian Lahiffe u kthye në Pekin, gjeti një aparat fotografik përgjimi që ishte montuar në murin jashtë derës së apatamentit të tij.

Në momentin që ai iu afrua banesës, lentet e aparatit po drejtoheshin drejt tij.

Pas një udhëtimi në Kinën jugore, 34-vjeçari irlandez dhe familja e tij po fillonin karantinën e tyre dy-javore në shtëpi, një masë e detyrueshme e zbatuar nga qeveria e Pekinit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri, raporton CNN.

Ai tha se hapi derën dhe pa një person që po instalonte kamerën brenda shtëpisë, pa marrë ndonjë njoftim paraprak.

“Të kesh një aparat fotografik brenda shtëpisë është një erozion i jashtëzakonshëm i intimitetit,” tha Lahiffe.

Megjithëse nuk ka asnjë njoftim zyrtar që tregon se kamerat duhet të vendosen jashtë shtëpive të njerëzve nën karantinë, ajo ka ndodhur në disa qytete në të gjithë Kinën që prej shkurtit, sipas tre personave që rrëfyen përvojën e tyre për CNN.

Kina aktualisht nuk ka ndonjë ligj të veçantë kombëtar për të rregulluar përdorimin e kamerave mbikëqyrëse, por pajisjet janë tashmë një pjesë e rregullt e jetës publike.

Ato shpesh janë duke vëzhguar njerëzit kur kalojnë në rrugë, hyjnë në një qendër tregtare, darkojnë në një restorant, një autobus apo edhe në shkolla.