“Kë bërë seks me gruan time”/ Shqiptari masakrohet me thikë në Itali

Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar për tentativë vrasje nga karabinierët e Abano Terme, raportojnë sot meidat lokale.

Mbrëmjen e djeshme, pranë një supermarketi në Montegrotto, ai ka qëlluar në mënyrë të përsëritur me thikë kuzhine në bark dhe në krahë një tjetër shqiptar.

Autori u arratis për tu arrestuar më pas nga efektivët.

I lënduari i është nënshtruar një operacioni dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Siç raportojnë mediat lokale, arsyeja e ngjarjes është se agresori kishte bindjen se bashkatdhetari i tij kishte një marrëdhënie intime me të shoqen.

/Syri.net/