Egzon Belica në Syri TV: Izolimin e kam marrë me sportivitet, trajneri ndjek çdo stërvitje tonën!

Në emisionin informativ të pasdites në Syri TV, në një lidhje direkte me gazetaren Enkeleida Zeko, është futbollisti i Partizanit Egzon Belica, i cili foli për izolimin dhe stërvitjen në kushtet e shtëpisë.

Qendërmbrojtësi i “të kuqve” shprehet se izolimin e ka marrë me sportivitet dhe e vetmja gjë që i mungon në këtë situata është stërvitja me grupin.

Izolimi - E kam marrë me sportivitet, përveç stërvitjes me skuadrën nuk është se bëja ndonjë gjë tjetër ndryshe.

Stërvitja në distancë –  Lidhemi me njëri-tjetrin online dhe mundohemi të kryejmë ushtrime  në kushtet e shtëpisë. Është e vështirë në këtë situatë dhe shpresoj të kthehemi sa më shpejt.

Ora e fillimit të stërvitjes –  Stërvitja online me grupin fillon në orën 15:30.

Soromani – Trajneri mbikëqyr çdo ditë stërvitje tonë oniline, ai komunikon pas çdo seance me ne.

Stërvitja në natyrë – Më ka marrë malli për stërvitjen në natyrë dhe në fushë, por  po mundohemi që ta kryejmë atë në mënyrat tona.