‘Do t’ua ulim pensionistëve’ - (IRIQI bisedon me Ilir Beqjen)

Iriqi:- Ke propozuar t’ua ulësh pensionistëve...

Beqja:- Po ata të ulur e kanë. Hahaha.

Iriqi:- Mos bëj shaka.

Beqja:- Po ç’të bëj. Unë pa punë jam. Dy-tre orë numëroj paratë që fitoj e pastaj e shtyj me gallatë. Dhe për pensionistët nuk thashë t’ua heqim, por t’ua ulim pensionin. Ata lëmoshë e kanë, me aq lekë nuk ia dalin muajit. Shyqyr që i ndihmojnë fëmijët se ndryshe do i korrte uria. Por janë 600 mijë, nga 20 euro të firojnë, shteti fiton 12 milionë euro.

Iriqi:- Me 12 milionë as një km rrugë s’bën qeveria jote.

Beqja:- E vërtetë, po ama paguan kallashët.

Iriqi:- Kallashët?

Beqja:- Po, darovitim mediat. Televizionet s’kanë reklama tani e këto para janë si uji në Sahara.

Iriqi:- Kështu do ia dalë mbarë Rama me virusin?

Beqja:- Rama po lut zotin që ta kapë korona. E ke vënë re se rri pa maskë. E di që situata do shkojë mos më keq e fati i madh po u shtrua në spital. Ndryshe...

Iriqi:- Ndryshe?

Beqja:- Do e izolojë populli në 313, pa amnisti deri 50 vitet e ardhshme.

Iriqi:- Po ai ka premtuar daljen nga pandemia dhe rindërtimin nga tërmeti.

Beqja:- Për rindërtimin Rama ka një plan grandioz. Do hapë tender për kthimin e zonave të shkatërruara në Muze Natyror. Do joshen turistët e me të ardhurat do blihen çadra për banorët. Po çadra që të mos grisen deri 15 vitet e ardhshme.

Iriqi:- Ku do pushosh sivjet?

Beqja:- Në shtëpi.

Iriqi:- Pse?

Beqja:- Po një dhomë e kam plot me para. Lihet vetëm ajo pasuri.

Iriqi:- Po Rama?

Beqja:- Ai ka ca ditë që fle në kishë. Lutet që ta kapë ndonjë virus se e di që populli nuk merret me të sëmurët.

Iriqi:- Mbase fshihet diku në ndonjë shtet larg.

Beqja:- Ai më mirë vdes se sa të ngrihet ndonjë mëngjes diku e kur të hapë TV të shohë që mos flitet për të. Ose kur ta marrin në cel e t’i thonë se të ka sharë e të ka bërë mut Taulant Ballka. Ndaj parashikoj që Rama si Hitleri do rrijë në bunkerin e Surrelit dhe... kaput vetes. Bast po deshe!