Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite, ku një person mësohet se ka mbetur I plagosur.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pranë urës së Bunës.

Plagosja bëhët e ditur se është kryer me armë zjarri. I plagosur ka mbetur shtetasi Gëzim Bici, 30 vjeç.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që nuk ka shumë detaje mbi ngjarjen dhe arsyet e këtij sulmi të armatosur.