VIDEO/Emocionuese, mamaja ritakohet me djalin e ndërruar gabimisht në maternitet pas 28 vitesh

Ky është momenti emocional kur një mama nuk mban dot lotët kur takon djalin e saj biologjik për herë të parë në pothuajse 3 dekada, pasi ai u ndërrua në spital aksidentalisht.

Ata u ritakuan në Kinë dy muaj pasi gruaja zbuloi nga një test AND-je se kishte rritur fëmijën e dikujt tjetër për 28 vjet.

Mamaja do të dhuronte një pjesë të mëlçisë së saj për djalin e vet që vuante nga kanceri, kur ëbri zbulimin tronditës.

Spitali ku zonja lindi fëmijën e saj premtoi të hetonte aksidentin që ndryshoi jetët e dy familjeve për gjithmonë.