Të ulen pensionet dhe pagat/ Propozimi i ish-ministrit të Ramës tërbon njerëzit

I akuzuar nga opozita si një nga ministrat më të korruptuar dhe njeriu që ka dhënë shëndetësinë me koncesion, Ilir Beqaj nuk nguron dhe të japë edhe mend, se si të dilet nga kriza  e pandemisë së koronavirusit.

Sigurisht duke i bërë fresk Ramës dhe qeverisë së tij, Beqaj nuk ka nguruar që dje të shprehte mendimet e tij se si të uleshin shpenzimet e shtetit, me qëllim që qeveria të mos anulojë koncesionet e PPP-ve që i ka dhënë po vetë.

Beqaj në një shkrim për gazetarën Panorama, ka kërkuar që të ulen pensionet dhe pagat, me qëllim që të dilet nga kriza ekonomike.

Nga ulja e pagave dhe rishikimi i pensioneve, te ndryshimi i sjelljes së bizneseve apo sigurimi i kontratave të qirave. Dalje mes tkurrjes së shpenzimeve dhe masave afatgjatë për mospërsëritjen e krizës, shkruante dje Beqaj.

E pikërisht këto propozime të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj kanë sjellë reagime të shumta dhe të ashpra në shoqëri dhe rrjetet sociale.

Edhe bluzat e bardha i kanë kujtuar Beqajt pikërisht dhënien e koncesioneve në shëndetësi, duke e lënë këtë sektor në një gjendje të mjerueshme.

Beqaj parapelqen qe te ule pensionet dhe pagat per njerezit, ne vend qe qeveria te anuloje PPP e qeverise, qe marrin miliona euro per pune qe nuk bejne.