Rregullat e distancës sociale lehtësohen, britanikët i injorojnë më shumë, organizojnë festë në ambient të hapur

Dhjetëra të rinj britanikë kanë pozuar për foto teksa ndodheshin duke pirë në një festë në kundërshtim me rregullat e distancimit social.

Lehtësimi i rregullave ka bërë që britanikët të injorojnë këshillat e sigurisë dhe të marrin pjesë në grupime të mëdha.

Rreth 30 njerëz u mblodhën për një festë në ambient të hapur fundjavën që kaloi në Coatbridge, Lanarkshire.

Një nga anëtarët e grupit bëri shaka duke thënë se ‘po largoheshin për një mbledhje koronavirusi’ dhe se me shumë mundësi do të ishtë ‘në qeli në orën 4’.