Heroi 7 vjeçar, djali shpëton vëllain 2 vjeç nga lumi i rrëmbyer

Një djalosh 7 vjeçar ka kryer një veprim heroik dhe ka shpëtuar vëllain e tij më të vogël nga një lumë i rrëmbyer, duke u hedhur pas tij.

Kate Palmer kishte dalë në shëtitjen e saj ditore me 3 djemtë e saj, kur ata ndaluan pranë një lumi për të hedhur gurë.

Teksa mamaja nuk e kishte mendjen, djali 2 vjeçar Louis-Arthur Palmer rrëshqiti në një gur dhe ra në lumin pranë Britannia në Rhymney.

Fatmirësisht, vëllai i tij më i madh nuk humbi asnjë sekondë dhe u hodh në lumë pas tij.

Duke luftuar rrymën e fortë, 7 vjeçari ia doli të shpëtonte të vëllanë nga një eksperiencë fatale.

Heroi i vogël tregoi se si ai nuk mendoi për asnjë moment por u hodh menjëherë në shpëtimin e të vëllait.