Patrice Evra pranë divorcit me Juventusin

Mbrojtësi i Juventus, Patrice Evra nuk do të vazhdojë aventurën me ‘Zonjën e Vjetër’. Janë burimet e kanalit televiziv “Sky Sport” të cilat konfirmojnë se drejtues të Juventusit janë në bisedime me skuadrën e Marselles për të kthyer 35-vjeçarin drejt Francës.

Kujtojmë që Evra ka një kontratë të vlefshme deri në fund të sezoni dhe të dy palët kanë rënë dakord për një divorc mes tyre./ SYRI.net