Del fotoja/ Vrasësi i dyfishtë e kreu krimin me gjakftohtësi

Policia e Lezhës ka arrestuar një person për vrasjen e dyfishtë gjatë pasdites së djeshme në Lalm të Vjetër.

Bëhet fjalë për 40 vjeçarin Aleksandër Përdoda, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij. Përdoda njihej në zonë si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.

Preng Simoni dhe Kol Murrani u gjetën pajetë pranë fshati dhe policia konfirmoi se ishin vrarë me armë zjarri.

Ekzekutimi i tyre dyshohet se ka ndodhur gjatë mesditës. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa nga të dhënat e para të policisë objektivi i atentatit duket të ketë qenë Kol Murrani.

Autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Lalm të Lezhës është siguruar më mirë që dy personat e shënjestruar të kishin vdekur para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Burime nga Abc News bëjnë me dije se pasi i ka qëlluar nga larg ai është afruar duke qëlluar edhe nga afër duke lënë të vdekur Preng Simonin dhe Kol Murranin.