Kosovë: 50 pacientë me Covid-19 të shtruar në spital, njëri në ventilator

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të shtruar në spital gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19 pozitiv.

Gjendja e pacientëve të sëmurëve me Covid -19, është si vijon:

40 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

Në Kosovë, gjithsej 780 persona janë infektuar me koronavirus, 201 janë shëruar dhe 22 kanë humbur jetën.