Albana Osmani rikthehet në ekran, ja ku do e shihni moderatoren

 Albana Osmani do t’i rikthehet shumë shpejt televizionit.

Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ku pas një pauze të gjatë në ekranin shqiptar, ajo ka dhënë një ide se ku do ta shohim.

Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatores Evi Reçi se ku do ta shikojmë së shpejti, Albana i bëri me dije koleges së do të jenë shumë pranë të dyja.

Kjo na bën të dysojmë se moderatorja mund të jetë pjesë e grupit mediatik Vizion Plus.

“Po Evi kam një projekt televiziv, mund të jemi shumë pranë”, u shpreh Albana pa dhënë detaje të tjera për formatin në të cilin do të jetë së shpejti.

Në korrik 2019, moderatorja konfirmoi largimin nga “Top Channel”, duke rrëfyer se është ende në shqyrtim të projekteve të reja të cilat do ta sjellin sërish në ekran.

Por me sa duket koha për shqyrtim ka mbaruar dhe ajo e ka ndarë mendjen se ku do të nisë projektin më të ri!