FOTO-VIDEO/ Ç'po ndodh? Fenomen i çuditshëm në qiellin e Tiranës
Një fenomen i çuditshëm është vënë re mbrëmjen e sotme në qiellin e Tiranës.
Siç shihet në fotot dhe videon e mëposhtme, disa drita që lëviznin me shpejtësi të madhe në qiell.
Mbrëmjen e së hënës në hapësirën ajrore të Shqipërisë, njëri pas tjetrit, kanë kaluar 60 satelitë duke krijuar një vijë satelitësh lëvizës.
Satelitët që kanë udhëtuar në qiellin shqiptar, janë pjesë e rrjetit satelitor "Starlink" që kompania private e fluturimit hapësinor Space X, po zhvillon për të siguruar internet më të shpejtë në tërë botën, e njohur ndryshe si rrjeti 5G.
Kompania ka 400 satelitë në orbitë, dhe po planifikon të lëshojë edhe 12 000 të tjerë me qëllimin e vetëm të rritjes së shpejtësisë së internetit, dhe asaj që quhet Gjenerata 5G.
SpaceX lëshoi në orbitë 60 satelitët e rinj me datën 18 mars.
Kjo është grupi i gjashtë i Starlinks që SpaceX që ka lëshuar brenda një viti.
Ja pamjet: