Basha: Opozita nuk është për të bërtitur. Udhëhiqemi nga interesi i qytetarëve dhe jo i karrikes

Qeveria është kthyer në qeveri Facebook-u, ndërsa shtoi se pas 100 vjetësh vendi është për herë të parë një situatë e tillë.

"Vendimarrja është për të qarë hallin. Çështja e pushtetit përdoret edhe në kushte pandemie. Krizës sanitare të mos i shtohet edhe ajo politike", tha Fuga.

Ndërkohë Basha u shpreh se, kjo është opozitë e alternativës.

Lulzim Basha: Opozita prej fillimit ka kundërshtuar mënyrën se si kryeministri ka vepruar duke zëvendësuar Kushtetutën me facebook-un. Por ndryshe nga ti ne nuk jemi të shokuar për këtë, prandaj thashë, përpara krizës ne kemi qenë në gjendje autoritarizmi. Ne jemi pa Kushtetutë, jemi pa Gjykatë Kushtetuese, ne jemi pa parlament, ne jemi pa sistem drejtësie. Këto ishin para pandemisë.

Pyetje: Për çfarë është opozita, për të këshilluar qeverinë?

Lulzim Basha: Opozita nuk është për të bërtitur. Ka ikur koha e opozitave që bërtisnin. Ka ardhur koha e një opozite që formulon qëndrime, kundërshton padrejtësitë, denoncon aferat, jep alternativën. Këtë opozitë duan qytetarët sot, këtë opozitë udhëheq unë. Opozita që ulërinte nga maja e kokës nuk ekziston më. Atyre që u vjen keq u kërkoj falje; s’ka më opozitë që ulëret. Ka opozitë që ngre zërin kundër padrejtësisë, ka opozitë që denoncon, ka opozitë që proteston dhe ka bërë protestat më të fuqishme që ka parë Shqipëria në 30 vite? Opozita në vitin 2020, opozita shqiptare i ka dhënë shqiptarëve prova të qarta se ne udhëhiqemi nga interesi i tyre. Nuk kemi interesa as të një grushti njerëzish as të ardhjes dhe zënies së disa karrigeve. Se në fund të fundit pandemia ishte një kërcënim i tmerrshëm i cili u shpalos për shkak të dështimit të qeverisë për tiu përgjigjur në kohë me një furi dhe shpejtësi shumë të madhe tromaksi dhe vazhdon të tromaksë shumë njerëz. Ka shtangur bizneset, ka shkatërruar ekonominë, ka kërcënuar shëndetin e më të pamundurve, të të moshuarve, njerëzve të sëmurë, atëherë çfarë opozita çfarë përgjigje bëri opozita ndaj kësaj? Natyrisht pa dorëzuar asnjë nga kauzat e saj, pa u habitur për gjëra që ne i kemi thënë prej kohësh, që këtu ska shtet, ska shtet me Edi Ramën, s’ka as gjykata, s’ka as drejtësi, ska parlament, që është një gjysmë parlament që nuk është as me numrat e Kushtetutës, por kjo nuk ishte puna jonë. Puna jonë ishte që në këtë gjysmagjel, në këtë shtet kartoni që e ekspozoi dhe tërmeti, të paktën ne, opozita, me resurset e saj njerëzore, me ekipet e saj të bënte propozime që i hynin në punë njerëzve. Dhe këtë bëmë, propozuam marrjen e masave. Masat shtrënguese duhet të shoqëroheshin patjetër me masa mbështetëse. Masat tona mbështetëse i propozuam të parët, Kosova i zbatoi pas një jave, Shqipëria akoma nuk i ka zbatuar, është akoma prapa Kosovës në zbatimin e masave mbështetëse, të financimit të pagave, subvensionimit të biznesit, ardhjes në ndihmë të njerëzve në nevojë. Sot është dita e gjashtë që shohim gra, nëna duke klithur nga thellësia e shpirtit për mungesë të ushqimeve bazë për fëmijët e tyre. Ato janë pamjet që duhet të jepen ditë për ditë në media. Sot ishin në Fier, para dy ditësh ishin në Korçë, kanë qenë në Shkodër, në Tiranë, Kamzë, nëna që klithin për ushqimin e fëmijëve të tyre dhe një kryeministër që tallet. Një kryeministër që para një muaji dilte dhe i terrorizonte qytetarët me arkivole, mish qeni e mish maceje dhe nga ana tjetër vidhet në kohë pandemie, shpallet tender sekret për letër higjenike. Shpallet tender sekret për të fshehur se pse Shqipëria e blen me katërfishin e tregut pajisjet për mjekët. Pra këto janë problemet reale të cilat ne iu dimë sot sepse opozita i ka bërë të ditura ditë për ditë. Opozita ka qenë aktive, pa diskutim në fazën e parë me propozime të vlefshme për të ushtruar presion që qeveria të merrte masat që duheshin marrë në shërbim të njerëzve dhe po vazhdon ta bëjë këtë.