Meta vlerëson opozitën: Rritja e numrit të testimeve, kërkesë tërësisht e drejtë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar qëndrimet e partive të opozitës gjatë pandemisë. Në një intervistë për televizionin “TVT”, u shpreh se rrija e numri të testimeve ka qenë një kërkesë e drejtë.

“Vlerësoj se opozita kanë qenë mjaft aktive gjatë kësaj kohe dhe kanë dhënë mendimet e tyre, madje kanë respektuar kufizimet. Pra asnjëherë nuk i kanë kundërshtuar kufizimet si masë mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve. Kërkesa e tyre për shtimin e testimeve ka qenë një kërkesë tërësisht e drejtë. Sa i përket pretendimeve të tyre për çështjen e tenderave, gjykoj se fjalën për këtë duhet ta thotë drejtësia”,- tha kreu i shtetit.