Ronaldo do të niset drejt Torinos, Italia gati planin për të rifilluar stërvitjet

Cristiano Ronaldo ka marrë njoftimin për tu rikthyer në Torino.

Tashmë klubet italiane po nisin përgatitjet fizike në pritje të protokollit të dytë që do të jetë për stërvitjet në grup por me rregullat e diferencimit.

Portugezi ka qëndruar me familjen në vendlindje dhe është stërvitur te stadium i Nacional Madeira, ndërsa pritet që ditën e martë të udhëtojë me avion privat drejt Italisë.

CR7-ta do të qëndrojë i izoluar në shtëpia e tij në Torino për rreth dy javë para se të grumbullohet me skuadrën bardhezi.

Rifillimi i stërvitjes është me datën 18 maj.