Koronavirusi/ Mjekët po u japin meshkujve hormone femërore

Tanimë dihet se meshkujt, sidomos ata në moshë të madhe, janë më të rrezikuar nga koronavirusi i ri. Kjo ka bërë që mjekët t’u japin atyre dy hormone femërore me shpresë se kjo do e mbajë virusin larg tyre.

Në mbarë botën, femrat kanë më pak shanse që të preken dhe të vdesin nga Covid-19. Kjo ka bërë që shumë shkencëtarë të pyesin nëse hormonet e prodhuara kryesisht nga femrat, të kenë rol mbrojtës, raporton New York Times.

Dy spitale në SHBA kanë nisur të testojnë këtë teori. Spitalet po u japin meshkujve estrogjen dhe progjesteron për të parë nëse e përmirëson sistemin e tyre imunitar. Në këtë mënyrë mendohet se do ulet inflamacioni dhe ashpërsia e sëmundjes.

Dallimi mes meshkujve dhe femrave u bë i qartë që në fillim të epidemisë. Ndërkohë muajin e shkuar, të dhënat nga Italia tregonin se 70 përqind e viktimave në vend janë meshkuj.