I mbytur në borxhe, biznesmeni i dha fund jetës sapo mbylli biznesin
Janë zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku një 54 vjeçar vendosi ti japë fund jetës.
Artan Sanço, i cili kishte një ‘Exchange’, mësohet se e ka kryer vetëvrasjen në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Ai mësohet gjithashtu se kishte borxhe dhe kredi të pashlyera.
Ngjarja ndodhi menjëherë sapo mbylli biznesin, ndërkohë që u gjet i pajetë nga familjarët në banesën e tij në lagjen “Emin Matraxhiu”.