Vrasja e dyfishtë në Durrës, viktimat vëllezër me njëri-tjetrin

Janë zbuluar të tjera detaje tronditëse lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në orët e pasdites në tregun e makinave në Durrës. Sipas të dhënave më të fundit, dy personat e ekzekutuar mësohet se janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre ka qenë në drejtimin e makinës dhe tjetri pasagjer, kur janë qëlluar nga jashtë makinës.

Nuk ka ende të dhëna, nëse makina ka qenë në lëvizje apo e ndaluar kur është qëlluar.