Shqipëria pjesë e studimit për vaksinën anti-Koronavirus/ Ja çfarë thotë zv.ministrja e Shëndetësisë për Syri TV

Në një lidhje direkte për "Edicionin e Pasdites" në Syri TV zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli është shprehur se situata me COVID-19 në vendin tonë është e qëndrueshme.

"Piku nuk vlerësohet kurrë nga piku ditor. Analiza e kurbës, me ato intervalet, tregon se ajo ka qenë e qëndrueshme. Të shtruarit në spital janë ata që tregojnë sa e rëndë është siutata. Mosshtimi i tyre tregon se edpidemia ka rënie", tha Rakacolli.

E pyetur nga moderatorja Armela Ferko, nëse u është bërë autopsi viktimave, zv/ministrja dha këtë përgjigje:

"Njeriu mund të jetë bartës i Covid-it e mos ketë fare shenja. Kjo quhet vdekje me Covid, jo vdekje nga Covid. Ky diferencim bëhet në të gjitha vendet e botës. Edhe në Itali po i rikthehen edhe një herë rasteve të vdekjeve". 

Dje u raportua në të gjitha mediat se, Shqipëria është bërë pjesë e një testimi për vaksinën e COVID-19, por ky lajm është mohuar nga zv.ministrja e Shëndetësisë znje. Rakacolli.

"Edhe unë e kam dëgjuar këtë kur e pashë në disa portale më ka ardhur keq pasi është e pavërtetë. Nuk ka asnjë studim për vaksinën e COVID dhe as që është diskutuar kjo çështje", tha Rakacolli për Syri TV.