Nuk kemi ujë as për të pirë, as për t’u larë/ 70 emigrantë të karantinuar protestë në hotel

Rreth 70 emigrantë shqiptarë të karantinuar në një hotel në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme për kushtet e hotelit, por edhe për pamundësinë për të paguar çmimet e akomodimit dhe ushqimit.

Ata shprehen se dhomat nuk kanë ujë as për t’u larë dhe as për të pirë.

Një pjesë e tyre kanë zbritur në oborrin e hotelit, ku kanë deklaruar se nuk kanë të paguajnë për akomodimin në këtë hotel.

Emigrantët e karantinuar janë punëtorë sezonalë të ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.