FOTO/’Mosha është thjeshtë një numër’, çifte me diferencë në moshë luftojnë diskriminimin nëpërmjet instagramit

Çifte me diferencë shumë të madhe në moshë kanë ndarë momente nga lidhjet e tyre të paragjykuara për të ndalur stereotipet negative rreth tyre.

Një faqe globale instagrami, @agegaplife, ndan foto të çifteve të ndryshme që kanë një diferencë 10 e deri në 30 vjet me njëri-tjetrin.

Një prej fotove shfaq një studente që u ritakua me mësuesin e saj të gjimnazit pas diplomimit, një tjetër një grua që u njoh me partnerin e saj 20 vjet më të ri nëpërmjet punës, etj.

Ata shprehen se në fillim ishte shumë e vështirë për ta të mësoheshin me paragjykimin dhe mospranimin as nga familja, por me kalimin e kohës u mësuan me të. Tashmë ata përdorin faqen e instagramit si një mënyrë për të zhdukur diskriminimin.