‘Mos i thuaj askujt që jemi bashkë’, njerëzit zbulojnë arsyet pse kanë mbajtur lidhjet sekret

Njerëzit që kanë gjetur dashurinë zakonisht duan ta ndajnë këtë lajm me gjithë botën, por këta njerëz kanë zbuluar pse kanë vendosur ta mbajnë lidhjen e tyre një secret.

Përdorues të rrjetit social Whisper, ku njerëzit ndajnë në mënyrë anonime sekretet e tyre, kanë treguar pse e kanë fshehur lidhjen e tyre nga kushdo.

Një person thotë se e ka fshehur lidhjen nga kolegët, pasi kishin marrëdhënie me shefin, ndërsa një tjetër nuk ndihej rehat me faktin që partneri i tij ishte 12 vjet më i madh.

Ndërkohë të tjerë thonë se kishin frikë për mungesën e aprovimit nga familjarët. Këtu përfshihet një person që kishte frikë ta prezantonte partnerin me familjarët e saj racist.