VIDEO/ 'Është thjesht një grip', si ndryshoi mendje Rama brenda një jave

Partia Demokratike ka publikuar një video me deklaratat e Edi Rames për pandeminë e COVID-19 duke nisur nga të parat kur sapo ishin zbuluar rastet e para dhe thoshte se ishte një grip stine deri tek të fundit.

Rama ka ndryshuar mendje brenda 1 jave ne lidhje me pandemine.

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji shkruan në “Facebook” se Edi Rama mashtron dhe tallet me qytetarët dhe përdor Covid për karrigen e vet.

“Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun!
Kloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. Që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit.
Po kujt t’ia thuash këtë?! Klouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën.
Klouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup oligarkësh afër tij ”, shkruan ish deputeti i PD.