‘Kufizimet arbitrare dhe abuzive’, Vasili: Transparenca e qeverise zero

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se qeveria nuk ka marrë parasysh propozimet e opozitës. Në një dalje për mediat, Vasili u shpreh transparenca e qeverisë është zero sa i takon ndihmave financiare  që i janë dhënë punonjësve apo bizneseve.

Petrit Vasili:  Është e qartë që të gjitha propozimet jo vetëm nuk janë pranuar por janë shoqëruar me propagandë e zhurmë të madhe duke ecur në dy dimensione, të mashtrimit dhe grabitjes. Mashtrimi ka konsistuar në ato shifra zhurmë mëdha të qeverisë për ato qendra e mijëra qytetarë të ndihmuar. Nëse do ti mblidhnim së bashku popullsia e Shqipërisë do dilte më e madhe se e Gjermanisë dhe e Britanisë së Madhe të marra bashkë. 

Transparenca zero. Në mënyrë të përsëritur i kemi kërkuar qeverisë që mos na sqarojë ne si opozitë, por qytetarët për listën e përfituesve. Këto elementë nuk ekzistojnë. 

Sa i takon grabitjes është një dimensione i cili ka marrë dimensionin e një  qeveri kuislinge që punon për spekulantët ekonomiko financiar. Grabitjen e qeverisë nuk iu ka ndaluar as pandemia. 

Sa i takon kufizimeve, Vasili i quan arbitrare dhe që nuk i referohet asnjë vendi evropian.

Petrit Vasili: Kufizimet janë arbitrare, spontane, abuzive dhe demonstrim i arrogancës së kësaj qeverie që ka shoqëruar gjatë gjithë qeverisjes së saj. Kjo arrogancë ka marrë dimensione antikushtetuese. Po përdoret gjendja e fatkeqësisë natyrore për të vazhduar me masat antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme të pashpallur ndonjëherë. Këto kufizime të paligjshme nuk i referohen asnjë modeli evropian. Funksionojnë me fashë orare që është një marrëzi e padëgjuar pasi nuk e pengon pandeminë, por e ndihmon. E gjithë kjo situatë tregoi që kjo qeveri e neglizhoi pandeminë, ishte e vonuar në masat e saj në raport me Kosovën, e cila mbylli shkollat pa patur asnjë rast.