Rifillimi i Serie B, Memushaj: Mbase duhet të presim për të qenë të mbrojtur

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit, duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë.

Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Pescarën aktivizohet Ledian Memushaj.

Vlonjati i mesfushës shprehet se Serie A është motori që do të vejë në punë dhe do të tërheqë pas vetes edhe kategoritë e tjera në Itali.

Sakaq, Memushaj beson se futbollistët do të jenë të mbrojtur.

“Faza A është motori më i madh. Është ajo që mban të gjithë lëvizjen në vazhdimësi, por faza B mund ta realizojë rinisjen e përgatitjeve me protokolle. Mbase duhet të presim pak më vonë në mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë për klubet tona. Ose të presim dhe të fillojmë pak më vonë, ose rregullat të lehtësohen. Në të dyja rastet, ne gjithmonë jemi të mbrojtur, jam i bindur”, u shpreh Memushaj.