Covid-19/ Të varfërit rrezikojnë tri herë më shumë vdekjen

Zyrtarët e shëndetit në Los Angeles, SHBA, thanë se ata që jetojnë në zonat më të varfra në qytet, kanë tri herë më shumë gjasa që të vdesin nga Covid-19 se ata që jetojnë në zonat e pasura.

Kështu raporton gazeta Los Angeles Times. Sipas studimit, numrin më të lartë të viktimave e kanë shënuar njerëzit me ngjyrë të zezë. Pas tyre vijnë latinët.

Në këtë rajon kanë humbur jetën të paktën 913 persona. Numri i të infektuarve është afër 20 mijë.

Një raport thotë se të paktën 14 përqind e popullsisë mendohet se e ka kaluar virusin.

Sipas këtij raporti, 93 përqind e viktimave kishin probleme të tjera shëndetësore.