A mund të ketë lidhje COVID-19, me sezonin e zjarrit të Arizonës?

Arizona është ende duke luftuar me pandeminë e re të koronavirusit ndërsa zyrtarët e mbrotjes kundra zjarrit thanë se po ballfaqohen me kërcënimin e ardhshëm por të mbajtur nën kontroll zjarret e qëllimshe në malet e Arizonës, duke bërë që zyrtarët e urgjencave, po përpiqen të përgatiten, para këtij sesioni të nxehtë, ku temperature sot theu rekordin me 105 F, 39 grad Celsius, shkruan Arizona Republic, raporton Bota sot.

Nga Phoenix Arizona, Beqir Sina

Media thotë se njerëzit këtu në Arizona, ende nuk e kan të qartë se sa do të zgjasin masat formale të qëndrimit në shtëpi, duke lënë, shkolla dhe biznese të mbyllura dhe shumë aktivitete të anulohen..

"Zjarret nuk njohin kufij", tha Tiffany Davila, zëdhënëse e Departamentit të Pylltarisë dhe Menaxhimit të Zjarrit në Arizona, duke iu referuar situatës së krijuar më Coronavirus COVID-19, pandemin që ka marr gjithë botën.

COVID-19 detyroi planet dhe procedurat e reja, kundrejt zjarrve, tha televizioni NBC, në emisionin e mbrëmjes Good Evening Arizona, raporton Bota sot, “Zyrtarët e mbrotjes kundra zjarrit u është dashur të veprojnë shpejt për të krijuar politika dhe procedura të reja për të parandaluar përhapjen e virusit në përgjigje të zjarrit.

Një plan zbutës për të adresuar përgjigjet ndaj zjarrit dhe përpjekjet e shtypjes gjatë kohës së pasigurt u hartua brenda disa javësh, duke ofruar udhëzime bazuar në madhësinë dhe ashpërsinë e zjarrit, thanë sot autoritetet e Arizonës.

Sipas planit, automjetet që mendohet se janë rrezik për shpërndarjen e zjarrit në këtë temperaturë do të izolohen dhe automjetet e tyre do të pajisjet me filtra dhe do të sanitizohen shpesh. Personeli i zjarrit do të duhet të kryejë kontrolle të rregullta shëndetësore, dhe të automjeteve në rrugët afër shkretirës dhe pyejve. Ata gjithashtu do të mbështeten me Aeroplan ujë hedhës më shumë për të ulur ekspozimin e të nxehtit të madh në tokë.

Këto procedura të reja do të ndryshojnë gjithashtu qasjen ndaj zjarreve edhe më në shkallë të gjerë.

Davila theksoi se ekuipazhet e mbrojtjes kundra zjarrit nuk po përballen me të mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale që dëmtojnë kujdesin shëndetësor, tha Davila.

Kushtet e dimrit të thatë këtë vit ka të ngjarë të hapin rrugën për një verë të thatë që ka potencialin për t'u bërë katastrofike, thonë zyrtarët e shtetit të Arizonës, Një mungesë e gjatë lagështie, këtë dimër ka bërë që barërat të rriten në të gjithë rajonin qendror të Arizonës, dhe në të gjithë shkretëtirën Sonoran, dhe të thahen shumë shpejt.

Por, pa reshje shiu, ato barëra thahen shpejt, duke lënë vende si Ëickenburg, Ëittmann dhe zona të tjera të shkretëtirës në një rrezik më të madh për zjarre, shpjegoi Davila. Tharrja e madhe e barërave, dhe e shkurreve, “nxehja” e gurëve është e ndjeshme me temperaturat që cdo ditë po fillojnë të rriten.

Arizona Veriore ka të ngjarë të përballet me një rrezik të ngjashëm në qershor, pasi gjithçka të fillojë të thahet dhe deri në ardhjen e parashikuar të shirave në fund të verës.

Rreth 1.860 zjarre në tokë të egra dogjën rreth 400,000 hektarë tokë private, shtetërore, federale dhe fisnore në zona në kushte të ngjashme në vitin 2019. Zyrtarët vlerësojnë se të paktën 78% e tyre ishin të shkaktuara nga njeriu dhe pakujdesia.

Zonat që variojnë nga parqet shtetërore deri në tokën pyjore federale u mbyllën për javë të tëra pasi një varg zjarresh shkatërruese shkatërruan mijëra hektarë në fillim të këtij sezoni të parashikuar të jetë katastrofike për shkak se këtë vit ka qenë një dimr shumë i thatë historikisht i shoqëruar me një thatësirë të forte, thanë autoritetet vendase, njofton televizioni NBC-Arizona.

Sot, guvernatori Doug Ducey inkurajoi banorët e të gjitha qendrave të banuara të dilnin jashtë për ajër të pastër, për sa kohë që ata respektojnë udhëzimet për distancimin shoqëror.

Rastet në Arizona të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, tani tejkalon 5.700, me 249 vdekje të njohura, sipas statitstikave te fundit të lëshuar të dje nga Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore në Arizona.