Zbulohet arsyeja përse ‘Ibrahimovic i ri’ refuzoi Real Madridin

Sulmuesi suedez, Alexander Isak tashmë është lojtari më i ri i Dortmundit. “Ibrahimovic i ri” ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij pasi ai ishte shumë pranë transferimit te Real Madridit.

Mediat spanjolle kanë zbuluar arsyen e vërtetë përse Isak është frikësuar dhe më pas ka refuzuar të veshë fanellën e ‘Los Blancos’.

Pikërisht nga frika që do të përfundojë si Odegaard, që në janar u huazua te Herenveeni, Isak ka menduar për karrierën dhe ka zgjedhur Dortmundin.

Isak është bërë një ndër lojtarët më të shtrenjtë për moshën 17-vjeçare.