Bizneset që hapen sot dhe rregullat e lëvizjes në 'Zonat e gjelbërta'

Qeveria ka njoftuar se bizneset që hapen më 27 prill, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30 vetëm duke zbatuar protokollet e sigurisë në punë, për mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve

Lehtësitë për lëvizjen e qytetarëve vetëm për shërbimet e domosdoshme gjatë orarit të lejuar, kërkojnë respektim rigoroz nga çdo qytetar, i masave të distancimit fizik dhe kushteve të higjienës personale.

Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 Prill 2020, jepen rregulla të reja për qytetarët dhe lëvizjen e automjeteve në zonat e gjelbërta:

Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Bashkia Divjakë.