FOTO/ Albana Osmani kur ishte 17 vjeç

Emri i Albana Osmanit për publikun shqiptar natyrisht se është një prej emrave më të njohur e më të dashur.

Ka disa vite ajo është bërë pjesë e pandashme e ekraneve tona teksa me emisionet e saj ka ditur të rrëmbejë dashurinë e zemrën e shikuesve.

Rrugëtimi i saj tashmë ka arritur disa vite por kjo nuk po e pengon atë të dhurojë edhe më tepër nga vetja, transmeton Prive.

Sidoqoftë, dita e sotme (e martë) Albanën e gjeti nostalgjike për kohën e shkuar teksa përmes një fotografie ajo u rikthye disa vite prapa duke shkuar kështu në moshën 17 vjeçare të saj.