De Bruyne synon rekordin historik në Premierligë
Lufta për pasuesin më të mirë të Premierligës do të vazhdojë me rifillimin e ndeshjeve.
Me 17 asiste deri më tani, Kevin De Bruyne është 5 para Trent Alexander-Arnold në garën për asistuesin më të mirë të sezonit në Premierligë.
Me 9 ndeshje të mbetura, De Bruyne tani do të synojë rekordin historik të Thierry Henry, teksa vetëm Mesut Ozil deri tani i është afruar francezit.
Në sezonin 2002-2003, Henry me Arsenalin dhuroi 20 asiste, rekord gjatë një sezoni në histori të Premierligës.
Por, para se të mendojë për rekordin e Henry, De Bruyne duhet të kalojë; Frank Lampard, që me Chelsean më 2004-2005 dhuroi 18 asiste, aq sa Cesc Fabregas 11 sezone më vonë me Arsenalin.
Ndërsa, në sezonin 2015-2016, Mesut Ozil, iu afrua shumë Thierry Henry-së, por nuk arriti të barazojë këtë rekord e as ta thyejë.
Ai e përfundoi sezonin me 19 asistime, një më pak se Henry.
Nëse Bruyne vazhdon me këtë ritëm së dhuruari asistime edhe pas rikthimit të sezonit, do ta thyejë rekordin.