Njeriu që zbuloi koronavirusin: Politikanët po shmangin barrën e fajit

Një nga mikrobiologët më të njohur në botë, deklaroi se politikanët qëllimisht po deklarojnë se janë duke ndjekur udhëzimet e shkencëtarëve, që t’ua lënë atyre fajin nëse gjërat shkojnë keq.

Sa herë pyeten për vendimet e tyre, politikanët thonë se po ndjekin këshillat e shkencës.

Por profesori Hugh Pennington nga Universitetin i Abërdinit, tha se qëllimi i politikanëve është që të shmangin fajin nëse gjërat shkojnë keq.

Pennington është i njohur në Britani pasi zbuloi për herë të parë koronavirusin origjinal në vitet ’60.

Në një intervistë për Sunday Express, ai tha se të ndjekësh shkencën nuk ka kuptim, për shkak se ekspertët kanë ofruar këshilla kontradiktore se si duhet trajtuar pandemia.

“Në njëfarë mënyre, ata po e mbrojnë veten pas shkencës që të mos fajësohen nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet,” tha ai.

Intervista e tij ka bërë shumë bujë. Edhe profesor Robert Ringwall, një këshilltar i qeverisë britanike, tha se shkenca ndryshon shpesh dhe është jobindëse.

Në fillim qeveria britanike tha se ka në plan të arrihet imuniteti i tufës. Pastaj ajo ndryshoi mendje dhe nisi izolimin e vendit.