Bie numri i viktimave edhe në Turqi/ Ministri: Shifrat më të ulta në 20 ditët e fundit

Në Turqi janë regjistruar 99 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e personave që kanë humbur jetën në 2805.

Ndërsa rastet e reja të të infektuarve kanë kapur shifrën 2357, një ulje të lehtë në krahasim me dje kur u regjistruan 1861. Kështu numri i total i të prekurve ka shkuar në 110,130.

Fatmirësisht vazhdon të rritet edhe numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 duke shkuar në total në 29,140.

Ndërkohë, në një postim të tijin në Twitter, ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca shprehet me nota optimiste duke deklaruar se shifrat e sotme janë më të mirat në 20 ditët e fundit.