Gokhan i propozon për martesë Xhemres, ja ç’do ndodhë të hënën në ‘Lule të vetmuara’

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar.

Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të ëmën. Ajo lëndohet kur Banu nuk pranon t’i flasë. Gynej vendos ta prezantojë Songylin me prindërit e tij. Mesude tenton të hidhet nga një pallat pasi Kemali nuk pranon të kthehet në shtëpi.

Kemal nuk rikthehet dhe madje e filmon veprimin e Mesudes për të kërcënuar më pas Ejlylin. Meral mëson të shkuarën e saj të trishtë. Ajo dhe Seher vendosin të shpërngulen në një shtëpi të re për të jetuar bashkë.

Xhemre dhe Gokhan kalojnë një ditë të bukur me njëri-tjetrin. Gokhan i propozon për martesë Xhemres. Ata planifikojnë një të ardhme së bashku dhe janë shumë të lumtur. Toprak fillon të njohë anën e panjohur të Ferides. Songyl inatoset kur mëson se Kader i ka shitur rrobat./revistawho