Infektimi i 16-vjeçares në Berat/ Ja përgjigjet për familjarët dhe stafin e ambulancës

Një 16-vjeçare është rasti i ri i konfirmuar me koronavirus në Berat. 

Burime për Abc News bëjnë të ditur se kanë dalë rezultatet e familjarëve të 16-vjeçares, si dhe stafit mjekësor të ambulances së fshatit Kostren.

Mësohet se të gjithë tamponët e marra kanë dalë negative.

Kujtojmë se e reja ka patur temperaturë dhe rrjedhimisht ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas bërjes së testit konstatuan se ishte pozitive. Nuk dihet ende se si u infektua 16 vjeçarja. 

Ende nuk dihet si është infektuar adoleshentja, por mësohet se ajo ka qenë në një udhëtim jashtë Shqipërisë.

16-vjecarja ka pasur temperaturë dhe kollë, ndërsa tani është izoluar në banesën e saj.

https://www.syri.net/shendet/334456/rasti-i-ri-ne-berat-me-covid-19-nje-vajze-16-vjece/