Haaland tregon sekretin që shënon shumë gola

Sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Erling Braut Haaland, po kalonte një super sezon deri në pezullimin e futbollit, të cilin shumë sulmues qoftë me eksperiencë apo jo do ta kishin zili.

19-vjeçari numëron 40 gola në 33 paraqitje në gjithë sezonin 2019-2020 të ndarë mes Salzburgut dhe Dortmundit. 

Të gjithë pyesin se çfarë “formule” ka i riu nga Norvegjia që shënon kaq shumë dhe ai ka një përgjigje për ta.

“Stërvitem dhe meditoj shumë. Para një ndeshje, më pëlqen të dëgjoj muzikën e një reperi norvegjez i quajtur Amara. Para çdo ndeshje dëgjoj një këngë të quajtur ‘Vazhdo të Ëndërrosh’. Kur nuk luaj futboll, më pëlqen të luaj FIFA me shokët. Ushqimi i preferuar është pica me kebab”, deklaroi Haaland për telvizionin e Dortmundit.