Ja përse Bruce Willis u izolua me ish-gruan, Demi Moore

Bruce Willis dhe Demi Moore ani pse të divorcuar janë izoluar në të njëjtën shtëpi.

Bruce Willis dhe Demi Moore ani pse të divorcuar janë izoluar në të njëjtën shtëpi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Vajza e tyre, Scout Willis, zbuloi pse prindërit e saj të divorcuar janë izoluar në të njëjtën shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit.

Qëllimi i Demit ishte që t’i mbredh të gjithë së bashku në një vend.

Pak kohë më parë, aktori i “Die Hard” postoi një foto pranë ish-bashkëshortes, Scout dhe të dashurit të motrës së saj, Tallulah Willis, Dillon Buss.

Ky imazh u bë viral. Në foton e postuar të gjithë kishin veshur pizhama të njëjta, por gruaja e Bruce Willis, Emma Heming Willis, dhe dy vajzat e tyre – Mabel dhe Evelyn – nuk shiheshin askund.

Në një intervistë, Scout sqaroi se Emma kishte në plan t’u bashkohej në Idaho, por një emergjencë shëndetësore e bllokoi në Los Angeles. “Njerka dhe motrat e mia të vogla do të qëndronin me ne, por Evelyn u shpua pa dashje me një gjilpërë në këmbë dhe iu desh të shkonte te mjeku,” tha Scout. Teksa prisnin rezultatet e analizave, gjendja u përkeqësua dhe Emma me vajzat ngecën në LA, teksa Bruce u nis për në Idaho, për t’u izoluar me ish gruan dhe fëmijët.

Demi Moore dhe Bruce Willis u martuan në 1987-n dhe u ndanë në vitin 2000. Ata kanë ruajtur raporte miqësore. Willis u martua me Emma në vitin 2009.