FOTOLAJM/ Frikë nga korona? Po nga ujërat e zeza që derdhen në det?

Shumë njerëz nuk e dinë se si do jenë pushimet e tyre sivjet.

Megjithatë disa zona në vend kanë nisur të bëhen gati për sezonin e tyre turistik, mes sugjerimeve për të respektuar distancën sociale në plazh.

Por këto foto të LSA tregojnë një tjetër aspekt. Ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në det në Golem. Edhe ato janë kërcënim për shëndetin e njeriut, jo vetëm për shkak se së fundmi është zbuluar se gjurmët e koronës gjenden në kanalet e ujërave të zeza.

Turizmi në Shqipëri, sidomos në zonën e Durrësit dhe Golemit pritet të marrë një tjetër goditje nga koronavirusi, pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit.