FOTO/ Pas Deulofeu, Milani në sulm për një tjetër transfertë të bujshme

Gerard Deulofeu nuk do të jetë përforcimi i vetëm i Milanit drejtues të së cilës janë hedhur sërish në sulm për të përforcuar skuadrën në repartet e nevojshme.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit nga “San Siro” i kanë ofruar Genoas mundësinë e shkëmbimit të sulmuesit M’Baye Niang me mesfushorin Lucas Oscampos.

Palët janë treguar të gatshme të negociojnë për këtë shkëmbim që ende nuk dihet nëse do të ndodhë ose jo.