Drejtuesit e Realit vendosin mbi të ardhmen e Areola-s

Drejtuesit e Real Madrid e kanë marrë vendimin në lidhje me të ardhmen e portierit, Alphonse Areola.

Gardiani i Paris Saint Germain, ishte huazuar këtë sezon tek madrilenët.

Paraqitjet e portierit francez nuk kanë bindur drejtuesit e Real Madrid, të cilët nuk do ta blejnë kartonin e tij.

‘AS’ raporton se ‘Los Blancos’ do ta kthejnë portierin në Paris gjatë merkatos së verës.

Në vend Areola-s, te Reali pritet të jetë, Andriy Lunin, i cili ka shkëlqyer në huazimin te Oviedo.