FOTO/Hedhin plehrat me fustane balloje, fushata unike e bamirësisë ndaj personave që vuajnë nga kanceri

Teksa mbrëmjet jashtë bëhen gjithmonë e më shumë një kujtim i largët, nuk është e vështirë për tu besuar se britanikët kanë filluar të veshin fustane balloje për të hedhur plehrat.

Kjo nuk është një mënyrë për të veshur diçka tjetër përveç pizhamave, por dhe një metodë për të mbledhur para për bamirësi.

'Bin here, bin there...in fact bin noëhere' është një fushatë në ndihmë të personave që vuajnë nga kanceri. Ata që marrin pjesë duhet të ndajnë foto të tyret, teksa hedhin plehrat me veshje magjepsëse, të dhurojnë para dhe të etiketojnë disa miq në foto për t’i ftuar të bëjnë të njëjtën gjë.