Maradona i del në krah Ronaldinhos: Ai nuk është kriminel!

Pas një muaji burgim për falsifikim dokumentash, futbollisti legjendar i Brazilit, Ronaldinho u la i lirë në fillim të prillit.

Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në  një hotel në Asuncion, kryeqytet i Paraguait..

Dinho ka përjetuar momente të vështira javët e fundit dhe kjo gjë e ka trishtuar ish-futbollistin, Diego Armando Maradona.

Në një intervistë për “El Dia”, trajneri i Gimnasia La Plata u shpreh se ishte prekur shumë nga situate e mikut të tij:  "Sigurisht që më trishtoi, Dinho nuk është një kriminel, ai thjesht shkoi në punë. Gabimi i tij më i madh ishte thjesht sepse ai ishte një idhull. Ai është shoku im dhe unë do e mbështes deri në vdekje, ” u shpreh legjenda e argjentinës.