‘Pasaportat e imunitetit’ mund të rrisin përhapjen e virusit

BBC

Qeveritë nuk duhet të lëshojnë nga të ashtuquajturat ‘pasaporta imuniteti’ ose ‘certifikata të mungesës së rrezikut’ si një mënyrë për të lehtësuar kufizimet.

Kështu bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH tha se nuk ka prova se njerëzit që kanë krijuar antitrupa pas shërimit nga virusi janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë.

Pasaportat e imunitetit mund të rrisin aktualisht përhapjen e virusit, paralajmëroi OBSH.

Njerëzit, që mendojnë se janë imunë, mund të ndalojnë marrjen e masave paraprake të kujdesit, tha OBSH.

Disa qeveri janë duke shqyrtuar lejimin e njerëzve që janë shëruar që të udhëtojnë ose të kthehen në punë.