Mertens largohet me parametra zero, zbulohet klubi i ri?!

Liverpooli ka hyrë në garë për të nënshkruar me Dries Mertens.

Sulmuesit belg i përfundon kontrata në fund të sezonit, pasi nuk ka arritur që të rinovojë me Napolin dhe në këtë mënyrë do të largohet me parametra zero.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Liverpooli ka propozuar një ofertë për të bindur Mertens të transferohet si një lojtar i lirë në fund të sezonit.

Shkathtësia e tij është thelbësore, i aftë të luajë si një qendërsulmues i shpejtë, një rol pas sulmuesit dhe në të dy krahët e sulmit. Mertens mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm por arriti që të shënojë 12 gola në 29 ndeshje këtë sezon me Napolin.

Kujtojmë që përveç Liverpoolit në garë për të nënshkruar me Mertens janë Chelsea, Juventusi dhe Interi.