Ndërron jetë shtetasi i huaj, rrethanat të paqarta

Një shtetas i huaj ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Sarandës.

63 vjeçari me origjinë finlandeze është identifikuar si Martti Juhani Leskinen.

Finlandezi jetonte në Sarandë që prej shtatorit 2019.

Ndërsa mësohet se ka pësuar hemoragji cerebrale.

Ndërkohë spitali i Sarandës do e nisë Leskinenin për ekspertizë mjeko- ligjore në Tiranë.

Bashkëshortja e finlandezit ka kërkuar që 63- vjeçari të varroset në Sarandë.