Tjetër tragjedi në Itali, rrëzohet helikopteri nga 600 metra lartësi

Një helikopter i ekipeve të emergjencës është rrëzuar sot në nje zonë malore në Akuila, ne Italinë qendrore, 

Besohet se helikopteri kishte gjashtë persona në bord dhe eshte rrezuar nga 600 metra lartesi. 

Sipas transmetuesit shtetëror, RAI, helikopteri kishte shkuar për ta marrë një person të lënduar në një aksident me ski dhe duket se nuk se ka qenë i përfshirë në operacionin e shpëtimit pas ortekut e borës që goditi hotelin italian.

Nuk është raportuar ende për viktima.