FOTO/ Superliga, Ekuban fiton çmimin 'lojtari i muajit dhjetor'

Shoqata “Sporti na Bashkon” në bashkëpunim me gazetarët sportiv, kanë përzgjedhur për edicionin e radhës të këtij aktiviteti Caleb Ekuban.

Sulmuesi i kuq autor edhe i 9 golave në këtë sezon me fanellën e kuqe, përgjatë muajit dhjetor është vlerësuar si lojtari më i mire i Kategorisë Superiore dhe ky trofe i është dorëzuar Ekuban nga kryetari shoqatës Gëzim Nushi.

Pas Lorenc Trashit , Ekuban është lojtari i dytë i të kuqve që shpallet fitues i kësaj ankete të përmuajshme në këtë edicion futbollistik.