Durrës, gjendet i mbytur në kanal 61-vjeçari me probleme shëndeti

Në Durrës është gjetur i mbytur në kanal një burrë 61 vjeç me iniciale I.H.

Sipas Policisë së Durrësit, "sot më datë 25.04.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.15, Durrës,është gjetur pa shenja jete i mbytur në një kanal, shtetasi I.H.,61 vjeç.

Ai kishte probleme shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.